sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ekskluzive / Shkeljet e klubeve të Superiores, FIFA kërcënon edhe FSHF-në me përjashtim (FOTO)

Shkeljet e vazhdueshme të klubeve të cilat vonojnë apo nuk shlyejnë detyrimet ndaj ish-lojtarëve e trajnerëve, janë kthyer në problem jo vetëm për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre, por edhe të të gjithë futbollit shqiptar në tërësi. Kjo pasi FIFA ka paralajmëruar qartësisht FSHF-në që nëse nuk tregohet rigoroze të paktën sa për të ndjekur ekzekutimin e vendimeve që dalin kundër klubeve nga ndërkombëtarët, rrezikon të përjashtohet edhe vetë nga aktivitetet ndërkombëtare.

Kjo zbulohet qartësisht në dokumentet e dosjes së Luftëtarit, ku rreshtohen gjyqet e shumta të humbura nga skuadra gjirokastrite në vitet e fundit. Në secilin prej vendimeve të FIFA-s kundër klubit gjirokastrit që VIP Sport ka siguruar, vjen edhe kërcënimi i qartë ndaj FSHF-së që nëse nuk e respekton atë, si sa i përket heqjes së pikëve apo bllokimit të merkatos së futbollistëve, ajo do të përballet me sanksione të cilat shkojnë deri në rastin më ekstrem që është përjashtimi.

“SI një anëtar i FIFA-s, Federatës Shqiptare të Futbollit i kujtohet për detyrimin që ka të implementojë këtë vendim dhe të ofrojë prova për FIFA-n se ndalimi i transferimeve është implementuar në rang kombëtar. Nëse Federata Shqiptare e Futbollit nuk përmbush këtë vendim, Komisioni Disiplinor i FIFA-s do të vendosë për sanksionet më të përshtatshme për anëtarin. Kjo mund të çojë deri në përjashtim nga kompeticionet e FIFA-s”, është mesazhi i qartë që shkruhet në një nga vendimet e dhëna kundër gjirokastriteve. /vipsport.al/

Faksimile e nje prej vendimeve te FIFA-s ku permendet edhe denimi i mundshem per FSHF