sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ekskluzive / Dosja e FIFA-s, Luftëtari humbi 5 gjyqe në 6 muaj dhe u kërcënua me rënie nga kategoria

Situata te klubi i Luftëtarit nuk është nga më të mirat e mundshme dhe kjo është pasoja e një keqmenaxhimi sistematik që është bërë në financat e klubit gjirokastrit. Vonesat e pagesave apo mosshlyerja e detyrimeve ndaj ish-lojtarëve e stafit teknik, është diçka e trashëguar e nuk ka filluar në vitin aktual.

Prej dy vitesh, emri i Luftëtarit qarkullon shpesh në zyrat e FIFA-s dhe klubi gjirokastrite është bërë protagonist i shumë çështjeve të humbura në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FIFA. Sikur të mos mjaftonte kjo, mes dhjetorit 2018 dhe majit 2019, klubi humbi 5 gjyqe të njëpasnjëshme në Komisionin e Disiplinës të FIFA-s, pasi nuk kishte paguar lojtarët edhe pse ndërkombëtarët e kishin udhëzuar që ta bënte një gjë të tillë pas Dhomës së Zgjidhjes të Konflikteve.

Në dokumentet e siguruara nga VIP Sport rezulton se gjatë kësaj periudhe Luftëtari ka humbur gjyqin për Edi Bojom për pagesë të prapambetur, për mospagesën e një shume ndaj klubit të Platanias pasi nënshkroi me Emiljano Shehun, për mospagesë detyrimesh ndaj trajnerit Mlladen Milinkoviç, për mospagesë detyrimesh ndaj Bruno Toledo dhe mospagesë detyrimesh ndaj Fabricio Nunez.

Për të gjitha shkeljet në fjalë, klubi është paralajmëruar qartësisht nga FIFA se në rast mospagese brenda afateve të caktuara të shumave të prapambetura të cilat kishin edhe kamatëvonesa apo edhe gjoba plotësuese, do të përballej me sanksione të terja të cilat fillonin nga heqja e pikëve, për të vazhduar me bllokimin e merkatos e për të shkuar deri në rënien nga kategoria në rastin më ekstrem. Kambanat e alarmit me pak fjalë kishin rënë me kohë në Gjirokastër, ndaj vendimi i FIFA-s me siguri nuk ka lënë askënd të çuditur te klubi i Luftëtarit, që për momentin ka evituar më të keqen. /vipsport.al/