Egbo paralajmëron surpriza në merkato: Mund të ketë ndonjë tjetër

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, paralajmëron surpriza në merkato përtej afrimit të Lansinet Sidibe. Duke folur para mediave, ai bëri të ditur se klubi po punonte për të siguruar futbollistë të tjerë në këtw moment të sezonit.

“Tirana është në rrugën e duhur sa u përket rezultateve. E kam thënë gjithmonë, do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Duhet të marrim sa më shumë fitore dhe në fund të bëjmë llogaritë.

E kam thënë gjithmonë që nuk ka ekipe të vogla. Janë 11 lojtarë kundërshtarë në fushë dhe ai që vrapon më shumë dhe bën me pak gabime e fiton ndeshjen. E kemi vlerësuar shumë Luftëtarin, pasi kam djem të rinj që vrapojnë dhe do të përdorin shumë kundërsulmin. Jemi gati ta përballojmë sido që të luajë kundërshtari.

Nuk besoj se ka vend për eufori, edhe çunat e dinë. Është rruga e gjatë deri në fund të kampionatit dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Sapo ka nisur faza e tretë, kështu që nuk po mendoj për titullin, por për ndeshjen e radhës. Llogaritë i bëjmë në fund.

Merkato? Deri në momentin e fundit do të shohim, mund të ketë dhe një surprizë tjetër.

Nuk merrem me ndeshjet e tjera, por me ekipin tim. Nëse ne marrim maksimumin, jam në rregull. Sa më shumë ndeshje të fitojmë, aq më shumë do të ketë besim skuadra”, ishin fjalët e Egbo. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan