Egbo nuk sheh ndihma nga gjyqtari: Nuk është faull te goli i Ngo, edhe dora e Dokës nuk është e qartë

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, mendon se nuk ka pasur favorizim nga gjyqtari në ndeshjen kundër Bylisit. Në “SuperSport” ai theksoi se nuk i shihte faullet që pretendoheshin në golin e fitores të Ngo.

“Kemi fituar sot se kemi duruar deri në minutën e fundit, duke vazhduar me presion të lartë kur ata ishin me një lojtar mangët ndikoi.

Goli? Ka qenë e gjitha rrëmujë në zonë, është përplasur topi në turpin e mbrojtësit të tyre e të lojtarit tonë, përplaset në dorën e lojtarit të Ballshit, nuk shoh asnjë faull.

U thashë edhe djemve kur mbaroi pjesa e parë që nuk duhet të lëshojmë lojën. Një herë zbritën ishin me fat që shënuan e Doka ndoshta preku me dorë. Pamja nuk është shumë e qartë, duhet kaluar nga krahu tjetër për të parë a është apo jo.

Lojtarëve u kemi kërkuar sa më pak qarkullim në mes, sa më shumë nga krahët, duke pasur Ngo me shtatlartësi, duhen shumë krose nga krahët e mesfusha.

Vangjelin kemi menduar ta vazhdojmë në qendër si në tre ndeshjet e fundit se nuk është mirë të ndryshoj ekipin fitues. Osmani nuk është ende 100% për të zhvilluar ndeshjen, ka dhimbje mesi ndaj nuk është aktivizuar. Do të futet në kohë e duhur. Muçi edhe kur futet në ndeshjen me Laçin, futet gjithmonë në kohën e duhur, do të jetë efikas në fushë, ai është pjesë e ekipit, kemi besim në aftësitë e tij”, tha Egbo. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan