Egbo: Nesër një ndeshje direkte, besoj do kemi një përforcim deri në fund

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Bylisit në kampionat. Tekniku ka theksuar se është një ndeshje përballë një rivali direkt, ndërsa shtoi se në merkato ka nevojë për një mbrojtës dhe beson se klubi do ia plotësojë dëshirën.

Faza përgatitore? “Faza ka shkuar shumë mirë në pritshmëritë tona. Mendoj se ekipi është gati për kampionatin. Jemi në 100 % si në tre ndeshjet e fundit”. Merkato? “Ne e dimë që ka nevojë për përforcime sidomos në mbrojtje. Klubi po punon për përforcime dhe ka ende kohë deri në fund dhe mendoj se do kemi një përforcim edhe një ekip të kompletuar”.

Bylisi? “Çdo ndeshje është e vështirë. Nuk ka më ndeshje të lehta, edhe me ekipin e fundit të tabelës kanë interesat e veta, dhe duan të tregojnë diçka. Kemi ndeshje direkte nesër. Një fitore do të ishte shumë e mirë për ekipin”. Pika më e fortë e kundërshtarit? “Kam qenë atje, është një ekip që gjithmonë në fushë luajnë të bashkuar dhe kanë çunat të rinj që duan të tregojnë se çfarë mund të bëjnë. Është një ekip shumë i fortë si brenda edhe jashtë”. 

Objektivi? “Në shpresojmë, të marrim sa më shumë fitore, llogaritë bëhen në fund. Objektivi është ti marrim ndeshjet një nga një. Këtë ka vendosur edhe klubi për ne. Mendoj se kemi pasur ndryshime në ekip dhe do të kemi edhe në vazhdim. Duam të vazhdojmë ritmin që e lamë në fund të vitit të kaluar”.

Deklarata e Gjicit që nuk e llogariti Tiranën për titull? “Nuk mund të merrem me ato që thotë presidenti i një klubi tjetër, merrem vetëm me Tiranën jo me të tjerët”. Dëmtimet? “Hasani mund të kthehet për një javë ose një javë e gjysëm. Dunga ka kryer një operacion dhe mund të kthehet në shkurt”, tha Egbo.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan