Edhe në Serinë C si te Partizani, klubi mbyll kontratën me Edgar Çanin

Edgar Çani nuk po kalon një periudhë të mirë të karrierës dhe pasi mbylli kontratën për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme në Shqipëri me Partizanin, të njëjtin fat ka pësuar edhe në Itali me skuadrën e Serisë C, Viboneze.

Lojtari, pas aventurës shqiptare, u kthye përsëri në Itali duke shpresuar që të ringjallte atje karrierën. Por pas një fillimi të mirë ai humbi terren pak nga pak duke mos gjetur vazhdimësinë para portës e sidomos në fushën e lojës, i ndalur shpesh nga dëmtimet e njëpasnjëshme. Kështu, pas një viti e gjysmë qëndrimi në radhët e kësaj skuadre, Viboneze bëri të ditur sot se kishet ndërprerë marrëveshjen me futbollistin 30-vjeçar i cili në sezonin aktual nuk kishte luajtur asnjë minutë, pasi kishte qenë i dëmtuar.

Gjatë një viti e gjysmë, Çani koleksionoi 22 ndeshje, por vetëm 741 minuta e 2 gola me skuadrën e tij, para se t’i jepte lamtumirën pa shumë sukses ekipit të Serisë C dhe të nisë kërkimin për një tjetër sistemim. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan