E bujshme! Firmosi si këshilltar, Vata sot debuton si trajner në Belgjikë: Nuk kam fjetur gjithë javën!

Kur firmosi në dhjetor për skuadrën e Muskron, Rudi Vata me siguri nuk e kishte menduar se që në ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2020, do të ishte pikërisht ai trajneri i parë i skuadrës belge ku u punësua si këshilltar. Në një rrethanë shumë të çuditshme, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare e sheh veten sot si protagonist direkt në pankinë duke drejtuar ekipin në duelin ndaj skuadrës së Gent.

Vata ka qenë në fazën përgatitore me ekipin në Spanjë, por pas kthimit në Belgjikë të skuadrës, në radhët e saj ka rënë një epidemi gripale e cila ka shtrirë në regjim shtrati si trajnerin Bernd Holenbah, ashtu edhe ndihmësin e tij, Denis Shmid. Kështu, klubi i ka besuar Vatës stërvitjen në ditët e fundit dhe drejtimin nga pankina të ekipit në këtë ndeshje të rëndësishme.

“Nuk kam ardhur këtu për të qenë trajner. Nuk kam fjetur këtë javë, kam menduar vetëm se çfarë duhet të bëj me lojtarët, nuk ishte e thjeshtë”, pranoi Vata për mediat belge. “Por lojtarët janë të gjithë profesionistë, do të jetë në dorën e tyre të bëjnë punë në fushë. Në Gent, ne do të jemi një ekip serioz dhe i organizuar. Kemi punuar mirë gjatë kësaj jave të komplikuar. Duhet të jemi të fortë. Ekipi më ka surprizuar pozitivisht. Jam mësuar duke u ndeshur me situata të vështira. Por unë problemeve i kushtoj vetëm 5% të kohës, pasi 95% ia kushtoj gjetjes së zgjidhjeve”, tha Vata. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan