sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E ardhmja e Valverdes vendoset sot, Barcelona preferon ish-trajnerin e Totenhem pavarësisht deklaratave

Ernesto Valverde është më pranë se kurrë shkarkimit nga stoli i Barcelonës. Tekniku pas dështimit në Superkupën e Spanjës, duket se nuk do t’i jepet një tjetër shans nga klubi. Në pasditen e sotme pritet të mblidhet bordi i klubit, i cili do të marrë vendimin për Valverden.

Sakaq, blaugranët kanë nisur të ideojnë zëvendësuesin. Pas refuzimit nga legjenda Çavi Hernandez pasi ish-mesfushori nuk preferon ta marrë skuadrën në gjysmën e sezonit, tashmë fokusi është te Mauricio Poçetino. Por, ky i fundit disa kohë më parë ka deklaruar se nuk do të merrte kurrë drejtimin e katalanasve pasi identifikohej me Espanjolin, rivalët e Barcelonës në qytet.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse argjentinasi ka ndryshuar mendim, ndërsa drejtuesit e katalanasve kanë edhe një alternativë. T’i besojnë skuadrën trajnerit Francisko Garsia Pimienta, i cili është në krye të Barcelona B.  /Egi Çabeli-VipSport.al/