E ardhmja e Ikardit është një “labirint”, Uanda përgatit lëvizjen te Juventusi

Mauro Ikardi po kalon një moment të artë në Paris. Argjentinasi po shënon gati në çdo ndeshje dhe mbrëmjen e djeshme regjistroi edhe tregolëshin e parë si parisien në fitoren tenistike të PSG ndaj Sant Etien në kupë.

Pas ndeshjes ai u duk i lumtur dhe në lidhje me të ardhmen e tij u përgjigj: ”Për të ardhmen do të flasim në fund të sezonit, por mund të them se do të isha i lumtur nëse qëndroj në Paris”.

Argjentinasi është i huazuar nga klubi i Interit deri në fund të sezonit te francezët. Shumëkush mund të bindet se deklarata e Ikardit nuk lë vend për diskutime, por nuk ndodh kështu me gazetën “Repubblica”. Media italiane pretendon se Uanda dhe Ikardi janë të dashuruar me Italinë dhe Juventusi do të jetë destinacioni i ardhshëm i 26-vjeçarit.

Bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit po përgatit “terrenin”, në mënyrë që në verë Juventusi të jetë klubi i ri i amerikano-latinit. Uanda Nara më parë është shprehur se Parisi ishte një zgjedhje emergjente e bërë në ditët e fundit të merkatos. Operacioni i shitjes së Ikardit pritet të arrijë 70 milionë eurot. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan