Dy largime dhe fazë speciale, Kastrioti mendon për merkaton

Kastrioti është në kulmin e fazës përgatitore, ndërsa krutanët janë duke menduare dhe për merkaton aktualisht. Dy lojtarë janë larguar nga ata të cilët kanë qenë pjesë e skuadrës në pjesën e parë të garës, si mbrojtësi Daci dhe sulmuesi Pepa.

Por, te krutanët pritet ë të ketë 2-3 afrime cilësore, e madje lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë edhe në Superiore, në Krujë dhe jo vetëm.

Drejtuesit e skuadrës duan që të mos e lëshojnë vendin e parë, e madje jo vetëm kaq, por edhe për të krijuar diferencë nga skuadrat rivale.

Aktualisht, skuadra krutane po e zhvillon fazën përgatitore në Kamzë, aty ku është stërvitur thuajse në dy vitet e fundit, në pritje të përforcimeve…

E.S./Vipsport.al/