Duro: Në futboll nuk fitohet me deklarata, janë disa futbollistë që kujtojnë se janë dikush

Pas ndeshjes me Luftëtarin, trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro në prononcimin për Supersport është shprehur se në futboll nuk fitohet me deklarata dhe se rezultati i arritur është i pajustifikueshëm.

“Pjesa e parë ka qenë jashtë pritshmërive ndërsa në pjesën e dyte kemi luajtur por nuk kemi ditur të shënojmë. Kundërshtari tregoi se futbolli është i çuditshëm dhe skuadra me të rinjtë krijojnë probleme. E kisha parashikuar dhe i frikësohesha kësaj. Të gjithë ekipet e para kana hasur vështirësi me këto skuadra dhe sot ishte e papranueshme.

Futbolli duhet të fitohet në fushë. Janë disa futbollistë që kujtojnë se janë dikush megjithëse kanë ardhur me meritë , por futbolli fitohet me punë. Këto futbollistë që ne kemi kanë qenë më parë në atë pozicion dhe duhet t’i respektonim këto çuna. Qarkullimi i topit ishte për ne. Terreni ishte i keq dhe e ndieja që do e kishim të vështirë sepse ndaj një skuadre në mbrojtje dhe terreni të  pengojnë në pasime vertikale.

Çdo ndeshje ka historinë e saj dhe vështirësinë e dimë shumë mirë. Janë këto që e kanë çuar Kukësin deri këtu. Lojtarët kanë meritën e tyre që e kanë sjellë Kukësin deri këtu. Nuk ishte ndeshja më e dobët sepse skuadra luajtëm që do të kishte shënuar do flisnim ndryshe por duhet të fitonim dhe nuk ka justifikim. Mund të ketë qenë gol dhe janë gjëra që ndodhin në futboll. Kam parë gjyqtarin që e ka dhënë faull që në momentin e parë”, tha Duro.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan