Duro: Kampionat i paparashikueshëm, pjesa e dytë do të jetë më e vështirë

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, parashikon se kampionati do të jetë shumë më i vështirë në vazhdimësinë e tij. Në studion e “Pressing” ai tha se nuk mund ta quante Kukësin si klubin që bën diferencën.

“Ky është kampionat i ekuilibruar, i paparashikueshëm, mbetet gjysma e dytë e tij. Mendoj se skuadra ka bërë mirë me disa oshilacione ashtu siç kanë pasur të gjitha skuadrat e tjera.

Nuk jam Partizan i merkatos së janarit edhe me skuadra të tjera se është faktor i kushtëzuar. Një nga elementët është se skuadra pothuajse është e plotë në të gjitha repartet. Nuk e kam pasur të nevojshme se doja të vinte në ekip një që bën diferencën. Janë larguar dy futbollistë si Daku e Kitanovski, nuk i kemi zëvendësuar. Nëse deri në fund ka mundësi ti zëvendësojmë por nuk e kemi detyrimisht. Është afruar pas një dëmtimi të gjatë Krasniqi që sigurisht rrit alternativën dhe konkurrencën në këtë repart.

A bën diferencën Kukësi? Nuk mund ta them se nuk ia lejoj profesionit se është garë e gjatë, duhet të respektojmë të gjithë kundërshtarët, skuadër me emër si Partizani e Tirana apo si Bylis që me meritë është në vendin e dytë, Teuta apo Laçi. Sigurisht është meritë e ynë që në përfundim të gjysmës së parë të sezonit jemi në vendin e parë, meritë e të gjithë sektorëve të klubit”, tha Duro. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan