Drejtuesi i Barit: Veseli po mendohet, ne duam vetëm lojtarë të motivuar

Zbritja në kategorinë e tretë italiane, qoftë edhe vetëm për 6 muaj, nuk entuziazmon shumë Frederik Veselin. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka marrë një ofertë nga Bari që i kërkon atij të bëhet pjesë e projektit të ringritjes së klubit të njohur i cili është blerë nga Aurelio De Laurentis, presidenti i Napolit.

Lojtari ka kërkuar kohë të mendohet e kjo e ka bërë klubin e Barit të ketë dyshime rreth përkushtimit të tij, siç shpjegon menaxheri i skuadrës, Mateo Skala. “Lojtarët e Serisë B në janar mendohen para se të zbresin nga kategoria. Ne kemi një akord si me Empolin, ashtu edhe me lojtarin. Por duhet të kuptohet nëse djaloshi ka motivimet e duhura për të ardhur të luajë në betejat e Lega Pro për fanellën tonë të lavdishme. Veseli po mendohet. Ne kemi për detyrë që të vendosim në dispozicion të trajnerit Vivarini vetëm lojtarë të motivuar. Nuk na mungojnë alternativat”, tha ai.

Ky ishte një lloj ultimatumi për Veselin i cili nuk është më pjesë e planeve të Empolit dhe në dy ndeshjet e fundit është lënë jashtë grumbullimit nga trajnerit i tij. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan