Drejtori sportiv i Peskarës: Nuk ka pasur çështje Memushaj, është kapiteni jonë dhe një nga mesfushorët më të fortë

Në ditët e fundit emri i Ledian Memushaj ka qarkulluar në merkato duke u pretenduar se vlonjati do mbyllte marrëveshjen me skuadrën e Peskarës. Nisur kjo edhe nga një zënkë e mesfushorit me trajnerin e ekipit pas një zëvendësimi.

Megjithatë, ka qenë drejtori sportiv i Peskarës, Antonio Boketi i cili ka sqaruar se në klub nuk ka ekzistuar asnjë çështje Memushaj, ndërsa e vlerësoi shqiptarin si një nga mesfushorët më të mirë në Serinë B. “Nuk ka pasur kurrë një çështje Memushaj. Janë shkruar shumë gjëra të cilat nuk korrespondonin me të vërtetën.

Mund të ndodhë që një lojtar pas zëvendësimit të ketë një reagim ku shpreh bezdisje, por presidenti jonë ka qenë shumë i qartë. Memushaj është një nga mesfushorët më të fortë në Serinë B. Kush e kërkon duhet të dijë që ai është kapiteni jonë, është shumë i lidhur me qytetin dhe ka edhe dy vite e gjysmë kontratë të mbetur”, u shpreh drejtori sportiv i Peskarës. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan