Dokumentacioni e mban larg Peruxhias, Liço në stërvitje me Skënderbeun

Mesfushori korçar Dean Liço, këto ditë të parë të vitit 2020 i ka kaluar në stërvitje me skuadrën e Skënderbeut. Futbollisti i talentuar ka nënshkruar që në verë një akord me klubin e Peruxhias, por për arsye burokratike nuk ka arritur ende të regjistrohet me skuadrën e Serisë B italiane ku u transferua nga Leganes.

Djaloshi ka shpjeguar për RTSH se kthimi në Shqipëri dhe stërvitja për momentin me ekipin korçar, nga akademia e të cilit ka dalë, është thjesht një mënyrë për të qenë në formën e duhur derisa t’i jepet mundësia të luajë me skuadrën italiane.

“Në ekipin ku jam aktualisht, i kam të gjitha gjërat gati. Jam gati edhe për kontratën. Vetëm kam një problem me dokumentacionet dhe kjo është arsyeja se përse kam ardhur këtu. Do të stërvitem, në mënyrë që të mos jem pushim.

Te Peruxhia jam ambientuar. Është një klub shumë i mirë, shumë profesionist dhe shpresoj t’i mbyll gjërat sa më shpejt. Italia është një kampionat që më përshtatet, shpresoj të paraqitem mirë, të më jepet mundësia dhe të jap maksimumin. Dalëngadalë gjërat do të vijnë vetë. Në futboll titullar është ai që jep maksimumin në stërvitje dhe ndeshje. Kush e bën këtë do të jetë titullar dhe unë do përpiqem ta arrij”, tha Liço. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan