sex hikayeleri porno izle kartal escort

Doçi shpallet golashënuesja më e mirë në botë, në podium edhe një tjetër shqiptare

Megi Doçi prej vitesh është absolutisht protagonistja kryesore në futbollin e femrave në Shqipëri. Sulmuesja e Vllaznisë njihet për numrin e lartë të golave por edhe për realizimet spektakolare. Së fundmi, fama e saj ka kaluar edhe kufijtë teksa shoqëria spanjolle “Futebol Feminino Alternativo” e ka shpallur fituese të çmimit si “Golashënuesja më e mirë në botë”.

Ky është viti i katërt që shoqëria spanjolle organizon këtë çmim dhe kjo është hera e dytë radhazi që Doçi fiton këtë çmim. Kështu, Doçi është shpallur falë 85 golave si golashënuesja më e mirë, teksa ka lënë pas me vetëm një gol diferencë lojtaren e Barcelonës. Kristina Freda.

Sakaq, në vendin e tretë gjendet sërish një shqiptare. Bëhet fjalë për Kesjana Goro e cila aktivizohet me Apoloninë dhe ka realizuar 71 gola.  /Egi Çabeli-VipSport.al/