Ditën e tërheq Tirana: Kohë merkatoje, jam tirons…

Një nga liderët e këtij sezoni, ndoshta edhe në saj të eksperiencës është edhe Bruno Dita. Me eksperiencat te Dinamo në elitë, por edhe në Kavajë dhe Durrës para se të bëhej pjesë e korçarëve.

Bruno Dita, në prononcimin e dhënë për “Supersport” ka pohuar: “Në këto ndeshje ku ne jemi favorizuar kemi presionin që duhet të shënojmë sa më shpejt dhe futemi shpejt në presion. Kemi edhe lojtarë të rinj dhe ndeshjen shkojnë kështu duke shënuar në fund. Nuk është ky Skënderbeu që presin të gjithë, ishte ai ndaj Partizanit. Ajo sfidë duhet të jetë në mendjen tonë dhe duhet të vazhdojmë ashtu”.

Penalltia

Dita flet edhe për penalltinë që ka shkaktuar ndaj Partizanit…“E kam tepruar me arbitrin, por isha në të drejtën time pasi vetëm arbitri e pa që ishte penallti”.

E ardhmja  

Po qarkullojnë zëra në media se Dita mund të bëhet pjesë e Tiranës. I pyetur se ku e sheh të ardhmen tij, Bruno Dita ka pohuar: “Është kohë merkato dhe nuk dihet. Nuk e di pse mediat i nxjerrin këto lajme në ditë ndeshje. Të tërheq Tirana? “Si tirons që jam normalisht që më tërheq”.

Roli

Dita ka luajtur në disa role dhe kur e pyet se ku ndihet më mirë ka theksuar se: “Jam i gatshëm të jap maksimumin kudo që më vendos trajneri”. 

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan