Dinamo nuk ndalet në merkato, blutë zyrtarizojnë marrëveshjen me një ekuadorian

Dinamo ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin më të fundit në merkato. Blutë kanë zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin ekuadorian, Hoze Salazar Moskera. 23-vjeçari luan si mesfushor i majtë dhe shihet si një përforcim shumë i vlefshëm për dinamovitët.

Moskera vjen nga kampionati vendas, ku më parë ka qenë pjesë e Aukas dhe Universad Katolika. Njoftimin për transferimin e futbollistit e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas në faqen e saj zyrtare.

Sakaq, kryeqytetasit janë treguar tejet aktivë në merkato teksa kërkojnë të ngjisin shkallët e klasifikimit dhe të rikthehen sërish në elitën e futbollit shqiptar, falë projektit italian që ka nisur në klub. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan