Dinamo bën lëvizjen e radhës, firmos italiani i cili luante me Strakoshën te Lacio

Skuadra e Dinamos vazhdon të bëjë lëvizje në merkato dhe sot ka prezantuar afrimin më të fundit të saj, një mbrojtës të djathë italian i cili është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Kamarata. Blutë kanë siguruar një futbollist i cili ka dalë nga akademia e Lacios dhe për dy vite ka luajtur përkrah Thomas Strakoshës në radhët e asaj skuadre, nën urdhrat e Simone Inzagit.

Tashmë 24-vjeçar, Niko Paterni ka vendosur t’i bashkohet Dinamos pasi ka shëtitur në disa skuadra të ndryshme në kategoritë e ulëta italiane, më së shumti në kategorinë e katërt.

NJOFTIMI

Niko Paterni është zyrtarisht Dinamovit!

Mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur mbrëmjen e djeshme kontratën dhe sot është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Kamarata.

Ai ka qenë pjesë e disa skuadrave në Itali, ndërsa më herët ka fituar edhe kampionatin, kupën dhe superkupën italiane me të rinjtë e Lacios, nën drejtimin e Inzagit! /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan