Dibala: Sarri kërkoi të qëndroja, më dha forcë. Mesi apo Ronaldo? Nuk mund të përgjigjem

Paulo Dibala në këtë sezon ka treguar se është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Juventusit. Argjentinasi ka hedhur pas krahëve zhgënjimin e sezonit të kaluar, ndërsa në një intervistë për “The Guardian”, tregon se Sarri i ka dhënë besim dhe kërkoi që të qëndronte në klub, duke qenë se në verë Dibala ishte me valixhe në duar. Dhe, deri në këtë pikë, Juventusi dhe trajneri kanë bërë zgjedhjen e duhur për ta mbajtur sulmuesin.

“Isha shumë pranë largimit. Ky ishte qëllimi i klubit të paktën dhe unë e dija. Pritëm deri në minutat e fundit. Por, tani jam këtu e klubi më ka trajtuar mirë. Ardhja e Sarrit ka ndihmuar në qëndrimin tim. Ai donte që unë të qëndroja. Më dha forcë kur nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Unë e dija që ai mund të më mësonte dhe të më ndihmonte të shprehja më të mirën nga vetja. Tani më mbeten edhe dy vite kontratë.

Nuk janë pak, por as shumë nuk janë. Do shohim kush janë planet e Juventusit, nëse mendojnë se unë mund të largohem në merkaton e ardhshme apo nëse duan që unë të qëndroj. Por, këto situata ndryshojnë në një kohë të shkurtër dhe është e vështirë. Mesi apo Ronaldo? Jam lojtari i vetëm që ndaj dhomat e zhveshjes me të dy. Njerëzit shohin vetëm majën e ajsbergut dhe jo punën e madhe nga mbrapa. Nuk është se i kanë fituar të gjithë ato trofe, vetëm se janë me fat. Kush është më i mirë? Nuk mund të përgjigjem për këtë”, u shpreh Dibala duke qeshur.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan