Dështoi ta transferonte në verë, Junajtid gati të shpenzojë 60 milionë paund për mesfushorin portugez

Mançester Junajtid është gati të kryejë transferimin e parë në këtë merkato janari. “Djajtë e Kuq” kanë përgatitur 51 milionë paund plus nëntë milionë bonus dhe mbrojtësin Markos Roho për të përfituar shërbimet e mesfushorit të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Anglezët provuan ta transferonin edhe në merkaton e verës, megjithatë tashmë 25-vjeçari është gati të zbresë në “Old Trafford”. Sportingu ka një ndeshjet të premten, por me shumë mundësi Fernandes nuk do jetë pjesë e portugezëve.

Solskjaer kërkon me ngulm të përforcojë mesfushën pas dëmtimit të fundit të Pogba, ndërsa skuadra ka nevojë për një futbollist i cili ofron edhe gola si Fernandes. Sa i përket transferimit të Rohos, nëse futbollisti bie dakord  ky do ishte një rikthim në Portugali me Sportingun, teksa më parë ka qenë pjesë e tyre në sezonin 2012-2014.