Dështoi me Politanon dhe pista për te Shaqiri e komplikuar, Roma hedh sytë nga Januzaj

Roma u detyrua të ndërhynte në merkato pas dëmtimit të Nikolo Zaniolo. Talenti i verdhekuqve ka mbyllur sezonin pas këputjes së ligamenteve dhe në këtë formë klubi kërkon një zëvendësues të tij, pasi tashmë si alternativë në krahun e djathtë të sulmit ka mbetur vetëm Ynder. Kryeqytetasit menduan për Xherdan Shaqirin.

Sulmuesi e njeh kampionatin italian pasi në të kaluarën është aktivizuar me Interin, por duket se është trajneri Jurgen Klop ai që pengon këtë transferim. Tekniku gjerman e sheh si një alternativë të vlefshme për Liverpulin lojtarin me origjinë shqiptare dhe kështu nuk kërkon të privohet nga shërbimet e 28-vjeçarit. Sakaq, një tjetër alternativë ishte edhe Suso. Por, Milani e lejon transferimin e spanjollit vetëm nëse në operacion përfshihet edhe Ynder.

Romës nuk i intereson ky shkëmbim, ndërsa tashmë alternativa e fundit për italianët është Adnan Januzaj. Aktualisht, sulmuesi është pjesë e La Liga ku aktivizohet me Real Sociedad. Por, nuk është një titullar i baskëve, ndaj mundësia e transferimit është për t’u marrë parasysh. Edhe pse sërish te Roma për një vend si startues do përballej me konkurrencën e Ynder. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan