Dermaku ka mundësinë për më shumë minuta në Serinë A, kërkohet nga skuadra e Berishës

Kastriot Dermaku arriti të bënte disa paraqitje me skuadrën e Parmës këtë sezon dhe pavarësisht se ka marrë elozhe dhe fjalë të mira nga kritikët në Itali, ai nuk po arrin të sigurojë më formacionin. Kështu, largimi nga “kryqtarët” do të ishte zgjidhja më e mirë për futbollistin, duke menduar se ka oferta edhe nga Seria A.

Së fundmi, në skenë ka dalë edhe emri i klubit të SPAL-it që kërkon të sigurojë shërbimet e mbrojtësit. Skuadra te e cila aktivizohet edhe Berisha nuk po kalon një moment të mirë duke u pozicionuar e fundit në klasifikim me 12 pikë pas 19 javësh kampionat.

Dermaku ka treguar se dëshira e tij është që të mbetet te Parma duke qenë i kënaqur me ambientin që ka gjetur. Njëkohësisht ai shpreson që të ketë edhe më shumë minuta dhe një transferim mund të ishte pozitiv, por problem mbetet formula. SPAL kërkon ta blejë mbrojtësin përfundimisht ndërkohë që klubi i Parmës nuk do ta humbasë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/