sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dëmtimi i Zaniolos detyron Romën të futet në merkato, kryeqytetasit kërkojnë futbollistin e Interit

Nikolo Zaniolo ishte i pafat në ndeshjen e djeshme të Romës ndaj Juventusit teksa u dëmtua rëndë. Talenti italian ka këputur ligamentet e gjurit dhe ka mbyllur sezonin ndërsa sa i përket pjesëmarrjes me Italinë në Europian, shpresat janë minimale.

Në këtë formë, Roma tashmë është detyruar të futet në merkato për të mbuluar atë pozicion në fushë. Kryeqytetasit kanë identifikuar si njeriun e duhur futbollistin e Interit, Mateo Politano. Sulmuesi, ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vit nën drejtimin e Antonio Konte nuk është përshtatur me skemën dhe në shumicën e rasteve ka përfunduar jashtë formacioni duke u aktivizuar vetëm pak minuta.

Kështu, transferimi te Roma mund të jetë një opsion real për të fituar minuta në fushë, teksa para është edhe Europiani. Mbetet për t’u parë nëse klubet do gjejnë gjuhën e përbashkët, megjithatë nëse Interi ia del të transferojë emra të rinj në merkato atëherë nuk do të kishte probleme.  /Egi Çabeli-VipSport.al/