sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dëmtim i rëndë për mbrojtësin e Juventus, Demiral nuk i shpëton ndërhyrjes kirurgjikale

Merih Demiral ishte i pafat në mbrëmjen e djeshme të Serisë A teksa pësoi një dëmtim të rëndë në gju në sfidën ndaj Romës. Kur dukej se aventura e tij me bardhezinjtë po shkonte në mënyrë perfekte pasi mbrojtësi kishte startuar për herë të gjashtë radhazi si titullar, ndërsa gjeti edhe golin e parë me fanellën e Juventus, erdhi ai dëmtim në minutën e 19.

Futbollisti turk pasi kërceu për të goditur sferën me kokë, ishte i pafat teksa këmba e majtë u vendos keq në tokë, duke pësuar dëmtim në gju. Menjëherë nga pamjet e para u dallua që bëhej fjalë për një dëmtim të frikshëm, ndërsa Demiral la stadiumin “Olimpico” në barelë. Ditën e sotme, 21-vjeçari ka zhvilluar vizitat mjekësore të cilat kanë dhënë lajme negative për futbollistin dhe Juventusin.

Demiral ka pësuar një dëmtim të ligamentit kruçiat e shoqëruar edhe me dëmtimin e meniskut. Mbrojtësi nuk mund t’i shpëtojë ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa bëhet fjalë për shumë kohë larg fushave. Nuk mund të flitet saktësisht për kohën e rikthimit, por me shumë mundësi ky sezon ka përfunduar dhe në rrezik është edhe pjesëmarrja në Kampionatin Europian.  /Egi Çabeli-VipSport.al/