Debutimi perfekt, shifrat e frikshme të Haland në 34 minuta lojë!

Bota e futbollit ka gjetur një yll të ri. Nëse ndokush kishte dyshime për cilësitë e Erling Haland, sot ka marrë përgjigjen më të mirë nga adoleshenti norvegjez i cili te Borusia Dortmund ka shënuar një tregolësh që në debutim. Nuk ëhssë lojtari i parë që shënon tre gola në ndeshjen e tij të parë në Bundesligë, i fundit ishte pikërisht një ish-futbolloit i Borusias, Pierr Emerik Aubamejang.

Por Haland është i pari që e bën një gjë të tillë si zëvendësues, duke regjistruar shifra mbresëlënëse prej sulmuesi të madh. Gjithashtu, ai u bë lojtari më i ri i huaj që shënonte tre gola në një sfidë në Bundesligë.

Megjithatë,  ajo që ka mahnitur më shumë janë shifrat që ka regjistruar për 34 minutat në fushë, pasi Haland ka gjuajtur tre herë në portë dhe në të tre rastet portieri kundërshtar ka nxjerrë sferën nga rrjeta. Në 14 prekje topi, 5 ishin në zonën kundërshtare, ndërsa realizoi 4 nga 5 pasimet që tentoi.

Ai fitoi 4 nga 9 duelet që zhvilloi, duke përshkruar 4,9 kilometra në pak më shumë se gjysmë ore lojë, ndër të cilat 15 sprinte ku shpejtësia maksimale që regjistroi ishte 33,8 kilometra në orë, mbresëlënëse për një lojtar i cili mendohet se është qendërsulmuesi tipik. Në sezonin aktual, duke llogaritur edhe pjesën e parë të tij, Haland arriti në 31 gola të shënuar në 26 ndeshje zyrtare, ku përfshihen 6 tregolësha. Një prej tyre ishte në debutimin në Ligën e Kampioneve, ku ai ndihmoi ekipin e tij të fitonte 6-2 ndaj Genk. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan