De Biazi: Shqipërinë e çuam aty ku edhe më optimisti nuk e mendonte, me Iranin është çështje detajesh

Xhani De Biazi është pranë një aventure të re teksa gjendet në bisedime të avancuara me Kombëtaren e Iranit. Pavarësisht, situatës së vështirë politike ku gjendet ai vend, sërish italiani ka pranuar të ndërmarrë sfidën e radhës. Ndërkohë, në intervistën për “Italia Sera”, De Biazi nuk ka lënë pa përmendur edhe Shqipërinë duke e cilësuar si një prej kujtimeve më të bukura si trajner.

Edhe sa mungon për firmën me Iranin? “Është çështje për të parë edhe disa detaje, por deri sa të firmos, gjërat nuk mund të quhen të përfunduara”.  Nëse firmos me Iranin do ishte eksperienca e dytë në krye të një Kombëtareje pas Shqipërisë, çfarë kujtoni nga rrugëtimi me Shqipërinë deri në Europian? “Ishin pesë vite e gjysmë shumë intensive, në të cilën kishte shumë dëshirë për të bërë mirë. Arritëm një objektiv të pamenduar në fillim. I jam dedikuar shumë dhe isha i bindur se në fund rezultatet do të vinin falë një metodologjie dhe duke i bërë djemtë të ëndërronin me sy hapur. Në fund, ai objektiv që për shumicën dukej i paarritshëm, u realizua”.

Preferon të jesh trajner i një Kombëtareje apo klubi? “Nuk bëj ndarje, unë jap maksimumin në çdo që bëj. Ajo që ka më shumë rëndësi është që të përfshihesh shumë, si të jetë një klub ashtu si edhe një Kombëtare. E rëndësishme është të stabilizosh objektivat që duhen arritur”. Ke qenë afër rikthimit në ndonjë klub të Serisë A? “Shumë, vecanërisht me një skuadër. Kisha mundësinë për të shkuar por në fund refuzova unë. Për respekt të trajnerit që po e trajnon tani nuk e them emrin e ekipit”.

Kujtimi më i bukur nga karriera e deritanishme? Kam shumë, kualifikimi me Shqipërinë është njëri prej tyre padyshim. Sepse ia dolëm ta çonim Kombëtaren aty ku edhe më optimisti nuk e priste. Tjetra është ndërtimi i një skuadre si Modene që u nis nga Serie C për të shkuar në Serinë A e për të fituar ndaj Romës në Romë. Pastaj është edhe Torino, e nisëm me merkato të mbyllur dhe ndërtuam brenda pak ditësh një skuadër e cila preku edhe vendin e parë.

Objektivi për të ardhmen? “Të gjej një skuadër, një klub apo Kombëtare që të më japë mundësinë të bëj atë që di të bëj më mirë. Të trajnoj dhe të ndërtoj një grup të fortë që të ketë mundësi të konsolidohet me kalimin e kohës”, u shpreh De Biazi.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan