Daja: Vlora duhet të komplimentohet, duhet ta kuptojmë se pikët vlejnë njësoj ndaj kujtdo

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja pas ndeshjes së fituar me Skënderbeun në prononcimin për Supersport është shprehur se ekipi duhet komplimentuar ekipi vlonjat për futbollin e hapur, ndërsa theksoi se ekipi duhet ta kuptojë se pikët vlejnë njësoj si ndaj Partizanit ashtu edhe ndaj Flamurtarit.

“Kemi shumë oshilacione dhe e prisja këtë pavarësisht se kemi punuar që t’i ulim lojtarët me këmbë në tokë. Edhe pasqyra e gjysmës së parë ka qenë kështu”. Euforia? “Pa diskutim nuk është i njëjti motivim, pavarësisht se Vlora duhet komplimentohet. Bëri një futboll të hapur, por çështja e motivimit shihet edhe në mënyrën si ndërtohet aksioni”.

Sulmi i shpejtë arma më e fortë? “Pa diskutim që është një nga elementet më të fortë edhe në strukturën e ekipit janë lojtarë që kanë nivel të lartë teknik. Kur ulet ritmi nuk krijohet befasi. Ajo që nuk shkoi ishte se kishim ndërtuar një tjetër manovër, nuk e realizuam se përqendrimi nuk  ishte i duhuri. Mua si trajner më shqetëson”. Përgjegjësia për motivimin? “Atëherë, përderisa nuk ka manovër fajin kryesor e merr trajneri.

Pavarësisht se jemi mundur ta largojmë skuadrën nga situata me UEFA-n, por ajo që është më negativë është se duhet të sillen njësoj si me Partizanin ashtu edhe me Flamurtarin. Pasi klasifikimi është me pikë dhe fitorja me Partizanin vlen tre pikë ashtu si edhe me Flamurtarin.  Me të mbaruar ndeshja me Partizanin dhe lojtarët festonin i thashë të uleshim me këmbë në tokë dhe këto ndeshje i kemi më shumë problem”.

Fusha në gjendje jo optimale? “Fusha e Skënderbeut është në nga më të mirat, por temperaturat dhe ngricat bëjnë të tyren. Shpresoj të mos zgjasë edhe pjesa shkurtit me këto temperatura”, tha Daja. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan