Dadaj: Luftëtarin s’e shqetësojnë zërat e FIFA-s, rivalët s’kanë shumë diferencë me ne

Drejtori sportiv i skuadrës së Luftëtarit, Artur Dadaj që ka qenë pjesë e klubit edhe në vitet e shkuara si zv. president ka reaguar në lidhje me lajmin për bllokimin e merkatos nga FIFA.

I kontaktuar nga “VipSport.al”, Artur Dadaj, në intervistën ekskluzive ka folur edhe për merkaton që po vazhdon, e madje në ditët në vijim do të ketë edhe të tjera afrime në Gjirokastër, duke theksuar se skuadra do të mbijetojë, pasi rivalët nuk kanë asgjë më shumë se Luftëtari, e madje disa ndeshje i kanë fituare dhe pa meritë…

-Dadaj, si është e vërteta e merkatos?

Vazhdojmë merkaton, po afrojmë lojtarë çdo ditë, disa që do të jenë pjesë e skuadrës e disa në provë…

-A keni një njoftim nga FIFA si klub për bllokimin e transferimeve, për shkak të borxheve me ish-drejtues apo lojtarë?

Jo, derisa nuk kemi një njoftim ne vazhdojmë punën dhe mendojmë si të shpëtojmë Luftëtarin, e për të afruar të tjerë futbollistë…

-Po që shumë lojtarë kanë ngritur padi ndaj Luftëtarit në periudha të ndryshme edhe kur ju keni qenë zv. president e dini?

Por, edhe klubi ka dhënë argumentet e veta, unë them se ne, në fund do të mbijetojmë në Superiore, pastaj nuk është vetëm Luftëtari…

-Meqë përmendet mbijetesën, si do të mbijetoni kur keni diferencë të konsiderueshme me zonën e mbijetesës

Po ekipet e tjera nuk kanë asgjë më shuam se ne, i keni parë në fushë diferencën e kanë bërë ose gjykimet ose penalltitë. Luftëtari është ekip i pastër në garë, që respekton “Fair-Playn”dhe dëshiron që të vazhdojë atë traditën e bukur të luajturit futboll. Me skuadrën që po ndërtojmë kam besim se do të mbijetojmë, kemi lojtarë shumë të mirë, Spahiu, Zaimi, Mehmetllari apo dhe të tjerë që kanë qenë pjesë e ekipit në fazën e parë.

Intervistoi: Erjon Saliu/Vipsport.al/