Cungu: Prisja më shumë nga sulmi, Nuabuezen e markojnë nga 2-3 kundërshtarë!

Aramndo Cungu e kishte përgatitur skuadrën për 3 pikët në Shkodër, por ofensiva dhe terreni i prishën disi planet. Cungu në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ka pohuar: “Jam dakord, por në 3-4 raste me pak kujdes mund të kishim qenë më të qetë dhe të kishim shënuar në pjesën e parë. Në pjesën e dytë pati një farë acarimi dhe nuk e kuptoj se pse ndodhi. Për 25 minuta vumë gjithçka në rrezik, madje edhe rezultatin e ndeshjes. Ishte një ndeshje me dy tablo…Xhixha me Grecën bën shumë mirë në Durrës dhe eksperienca e tij mund të na vlente shumë. Teko sot shfaqi probleme, ndryshe nga ndeshja në Durrës. Ndeshja ndoshta u acarua dhe unë nuk bëj shumë lëvizje në fushën e lojës. Sidoqoftë mund të lëvizim në momente kritike, kundërshtari avancoi pak në ofensivë, mund të rrezikonim dhe ndoshta mund të humbnim dhe ndeshja mund të na ikte nga duart…, – tha fillimisht trajneri Cungu

Sulmi

“Ishte një ndeshje jashtë fushës dhe isha i bindur për mënyrën se si do luante skuadra e Vllaznisë. Edhe në analizën e sotme ua thashë lojtarëve. Ata mbrohen me shumë forca dhe sulmojnë befasishëm. Shfrytëzojnë Likën, e Shtubinën e sulmuesin kryesor të tyre, për të goditur kundërshtarin. Në pjesën e parë duhet që sulmi të kishte shfrytëzuar rastet. Me Nuabuezen jam shumë i kënaqur në Durrës, ndërsa sot nuk ishte ai që prisnim, pasi Nuabueze tashmë është në vëmendjen e çdo trajneri e çdo kundërshtari. Në çdo kontakt, ndaj tij ka mbajtje me më shumë se një forcë. Mbase ndodh që çdo futbollist ka edhe ditët e tij jo më të mira. Greca ka bërë mirë në Durrës lëviz dhe punon shumë, por tashmë më gëzon fakti që kam alternativa dhe për të rifreskuar ekipin kam forca gati në saj të afrimeve që janë bërë”.

Terreni

“Ne stërvitemi edhe në fushë me bar në Laç, jo vetëm në bar sintetik. Ua bëra të qartë edhe djemve për terrenin që u vështirësua sepse binte shi. Nuk mund të pretendosh të bësh lojë e spektakël, duhet që të luash thjesht e shumë i përgatitur, për të shfrytëzuar edhe rastet që të paraqiten. Është një defekt, që e kemi vuajtur edhe në Laç me Tiranën kur kishte një shi të rrëmbyeshëm, e vuajtëm edhe sot për fat të keq..”,tha Cungu në fund.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan