Cungu: Laçi më bindi, merkato më bën të besojë te Europa

Trajneri i Laçit pas ndeshjes në Durrës, të fituar 0-1 nga skuadra e tij ka pohuar kështu në emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”: “Normalisht mbas dy rezultateve aspak të pritshme, ekipi duhej që të reagonte dhe kisha besim. Kemi qenë në vendet e para dhe kemi luajtur mirë, ndaj edhe e prisja këtë reagim sot nga djemtë. Erdhëm për ta fituar ndeshjen dhe me pëlqeu mënyra se si e fituam duke luajtur futboll kolektiv”.

Dëmtimet

Cungu foli edhe për dy ndërrimet e detyruara deri në të 20’ dhe mënyrën se si e menaxhoi lojën: “Ishte e vështirë, ndoshta nuk e mendoja, dy ndërrime shumë të shpejta dhe dy lojtarë si Ignjatoviç e Rapo na prishën planet, sepse bëhet fjalë për dy titullarë. Por, lojtarët që u futën në fushë i komplimentoj, pasi bën më të mirë. të gjithë lojtarët e fituan ndeshjen. Nuk është e lehtë për një trajner që të bëj dy ndërrime aq shpejt, dhe për më tepër që futen dy lojtarë në fushë që ndoshta dhe nxehjen nuk e bën siç duhet për shkak të nevojave momentale që ne kishim. Imagjinoni luajtëm për 75 minuta dhe kishim vetëm një mundësi ndërrimi. Duhet që të shohim Ignjatoviçin qëka probleme në kavilje, kurse Rapo ka çarje, nuk ishte e vogël, por ndryshe nga Ignjatoviç dhe shpresoj që të jetë të shtunën ndaj Vllaznsië”.

Merkato

Në lidhje me afrimet, Cungu shtoi se: “Normalisht që përsa i përket kontigjentit, janë afruar 3 lojtarë si: Greca, Vecaj e Rapo që kanë shtuar konkurrencën, ke mundësi që të bësh edhe lëvizje të ndryshme. Nuk je më i kushtëzuar, pasi janë lojtarë cilësorë dhe nuk më dhemb “koka” për lëvizje”.

Objektivat

“Skuadra ka më shumë forcë dhe cilësi, në saj edhe të merkatos që ka bërë. Përsa i përket objektivave, ekipi i ka të gjitha mundësitë që të shkojë në Europë”, – tha Cungu në fund të fjalës së tij.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan