Çoçlli karikon Luftëtarin: Djemtë kanë “uri” për sukses, Demo na jep garanci

Në prag të sfidës që do të luajnë nesër padite në Tiranë me bardheblutë, trajneri Nikolin Çoçlli ka dal sot në konferencën për shtyp duke theksuar se: “Prisni surpriza nga kjo skuadër, janë djem të rinj do të rriten nga dita në ditë, e jo më nga ndeshja në ndeshje. Me Kukësin më dhanë sinjal se kanë dëshirë që duan të luajnë futboll dhe bëjnë mirë. kështu që unë besoj shumë tek ky grup. E nëse edhe përforcimet i federojmë, Luftëtari do të jetë shumë më i fortë dhe cilësor në pjesën e dytë të garës. Këta djem të rinj kanë nevojë për rezultat sepse po angazhohen dhe normalisht motivohen kur marrin piktë”, – tha fillimisht trajneri i bluzinjve.

Tirana

Në prag tëë sfidës me bardheblutë, Çoçlli ka shtuar: “Ndeshja e ardhës duhet vlerësuar më shumë se sa ajo me Kukësin që kaloi. Kemi arritur një rezultat pozitiv dhe kemi luajtur si të barabartë me kundërshtarin. Në qoftë  se skuadra reagon dhe luan me të njëjtin qetësi dhe ka dëshirë e vullnet, ndonëse e dimë se kush është Tirana, unë mendoj se në ndeshjen në Tiranë do të jemi më të mirën”.

Problemet

“Normalisht që kemi shqetësime dhe që të përballosh garën në tërësi duhet që të kesh një grup të kompletuar. Të gjithë me vlerat që kanë duhet që të japin kontributin maksimal në ekip. Kemi disa probleme të vogla. Kam marrë miratimin e lojtarëve dhe ata kanë dëshirë të luajnë duke treguar gatishmëri edhe duke sakrifikuar. Do të na ndihmojnë për të arritur atë që ne duam. Rikthehet Demo, që është kapiten dhe me eksperiencën dhe vlerat që ka, na shërben shumë në këtë ndeshje. Ai është një lojtar çilësor në prapavijë. Kam folur, nuk ka kërcënuar, thjesht ka lënë afat dhe kërkon ato që pretendon. Jemi sqaruar dhe ai pret që më pas të veprojë”.

Merkato

“Nuk jam unë personi që pretendoj ta zgjidh, por në bazë të bisedave që kam bërë me eprorët e mi, më kanë premtuar dhe dhënë garanci. Ata janë të gatshëm dhe po punojnë që mbyllet çështja e merkatos. Jemi me një kohë vonesë, sepse ditët po ikin dhe po afrohet edhe fundi i merkatos për 5-6 ditë. Mendoj që të punojmë dhe të arrijmë sa më shpejt ta mbyllim këtë histori. Nëse zvarritet, pasojat dihen, sepse dëmtohet skuadra mbi të gjitha e pastaj unë dhe lojtarët”, – tha Nikolin Çoçlli në prag të ndeshjes me Tiranën

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan