Canaj: Flamurtari jeton vetëm me të shkuarën, e ka filluar kampionatin i dështuar

Agim Canaj mendon se Flamurtari aktualisht është shumë larg asaj që pritet nga një emër i tillë me histori. Në “Pressing” ai deklaroi se tani ekipi jetonte vetëm me të kaluarën dhe të gjithë ishin dorëzuar në Vlorë.

“Më vjen keq se po flasim dhe Flamurtari është emër i madh dhe sot e kësaj dite krenohet vetëm me të shkuarën. Ishte edhe në administrim nga Bashkia, arriti pranë kampionatit, nuk e fitoi por e mbajti këtë fanellë lart. Kalimi në administrim privat filloi problemi.

Flamurtari e ka filluar i dështuar kampionatin, të ndërtosh skuadër duhet të kesh buxhet, trajner, elementë që e përbëjnë në skuadër futbolli, në të gjithë momentet. Nuk mendoj se tallen por gjithë ambienti në Vlorë është dorëzuar. Isha dy javë më parë dhe isha në kontakt me ish-lojtarët. Aty është indiferentizëm total, kur përmendet Flamurtari pllakos heshtja.

Zërat e ikonave janë shuar se aty besimi ka rënë, deri pak muaj më parë kishte besim se gjendja do të ndryshonte edhe shpresonin. Por shoh që edhe administratorit e këto marrëdhëniet me bashkinë, janë në nivelin zero se nuk ka bashkëpunim”, tha Canaj. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan