Bylis arrin marrëveshjen futbollistin që ka luajtur në klubin e Mesit, ballshiotët forcojnë ofensivën

Klubi i Bylisit duket se ka gjetur marrëveshjen për një sulmues argjentinas. Bëhet fjalë për futbollistin Fabian Migel Munjoz i datëlindjes 1991. Karriera e tij ka nisur në klubin e Mesit, teksa në sezonin 2011-2015 aktivizuar me skuadrën e Njuells Olld Bojs, duke regjistruar 56 paraqitje e 10 gola të shënuar.

Ndërkohë, eksperiencat jashtë Argjentinës i ka pasur në Greqi dhe në Qipro, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Alki Oroklini. Për ballshiotët do të ishte padyshim një vlerë e shtuar në repartin e ofensivës duke qenë se opsioni i vetëm është Guindo, teksa Antoni Bej vazhdon i dëmtuar.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë Munjos mund të jetë i gatshëm për mallakastriotët prej fundjavës së ardhshme. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan