“Bomberi” Canka: Ju tregoj Lushnjën pa Sefën, kam pasur oferta nga Superiorja por qëndroj se jam tifoz

Dhjetë sezone në futbollin profesionist, tri larg Lushnjës. Në Superiore dhe në Kategorinë e Parë ka qenë gjithmonë një lojtar goli. Mikel Cankës nuk i kanë munguar ofertat, por veten e ka parë gjithmonë, afër qytetit, aty ku ndihet më mirë siç edhe e thotë në intervistën që ka dhënë në prag të startit të pjesës së dytë të këtij sezoni.

“Jemi duke zhvilluar fazën përgatitore në Sarandë edhe për faktin se këtu kemi qenë edhe herët e tjera dhe na ka bërë shumë mirë. Kështu që kushtet janë optimale e kemi vlerësuar këtë periudhë por kemi bërë edhe miqësore me Butrintin. Realisht Lushnja është ekip me kualitete dhe me cilësi. Ka bërë merkato të studiuar duke rikthyer lojtarë që njohin ambientin e mbi të gjitha synimet që ka Lushnja si skuadër. Branica është i shtëpisë dhe na bën punë”, – tha Canka fillimisht.

Ofertat

Canka ka pasur oferta, madje kanë qenë edhe ekipet më të mira të elitës që e kanë kërkuar në dekadën e fundit, ku Tirana e Kukësi kanë qenë shumë afër tij sidomos. “Nuk është se kam s’kam pasur oferta madje edhe nga ekipe shumë me të mira se Lushnja, madje edhe kur kemi qenë në elitë. Por jam tifoz dhe jemi rritur me këtë frymën e tifozit, kështu që Lushnja është shtëpia ime, dua që ta ngjisim edhe njëherë në elitë skuadrën tonë”, – tha Canka, “bomberi” lagunar.

Sefa

E nisi sezonin me Sefën, por që me kalimin e javëve sulmuesi mbeti vetëm. Sefa u dëmtua dhe duhet ndërhyrje duke mbyllur para kohe sezonin. “Më ka munguar Sefa si jo, kaq vite se bashku sulmues me vlera që ka lënë gjurmë edhe në Superiore, shpresoj që të luajmë sërish bashkë e ta çojmë Lushnjën aty ku i talon në elitën e futbollit”, – tha ndër të tjera sulmuesi lagunar.

Rivalët

Në fund, Canka flet edhe për rivalitetin qe ekziston në Grupin B, ku konkurrenca është e madhe dhe janë shumë ekipe me traditë, jo vetëm në Kategorinë e Parë, por edhe në elitë. “Ka rivalitet si jo, ne por edhe Apolonia pa harruar edhe Besën e Kavajës, ka kualitete dhe shumë lojtarë me eksperiencë. Por siguroj, se Pogradeci i vendit të parë na hapi punë më fushën tonë është ekip mjaft i fortë. Në këtë periudhë duhet sa më pak gabime”, – tha Canka në fund.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan