Bogdani: Superiorja si Seria C. Sormani nuk diskutohet, çdo trajner do kohë

Erjon Bogdani mendon se niveli i kampionatit shqiptar nuk arrin ende atë të Serisë B italiane, por mbetet në Serinë C. Në Studion e “Rubrika Sportive”, ish-sulmuesi I kombëtares foli për ecurinë e kampionatit dhe javën që u mbyll, duke analizuar paraqitjet e disa prej ekipeve pretendente.

“Në Gjirokastër pashë një ndeshje me shumë raste, shumicën e kishte Luftëtari e duhej ta fitonte ndeshjen. Për një ekip që duhet të dalë kampion, këto ndeshje duhet ti fitojë e marrë seriozisht se ishte Luftëtari që e meritonte fitoren dhe diferenca në tabelë nuk është se e pashë në fushë. Mbase është java e parë e kampionatit se nuk është e thjeshtë të kesh ritmin e ndeshjeve. Shpresoj që Kukësi të ketë objektiva, duhet të hyjë sa më shumë në lojë.

Reja në stadium? Që trajneri i kombëtares duhet të jetë më i pranishëm nuk diskutohet, ai po ndjek kampionatin shqiptar dhe ka afruar lojtarë në kombëtare. Mbase po ndiqte ndonjë se te Tirana luajnë 2-3 lojtarë të rinj, shpresoj që edhe ata të luajnë sa më mirë e të jenë pjesë e të rriturve, si Ismajlgeci, Çelhaka e Muçi.

Kampionati shqiptar për mendimin tim është në nivelin e Serisë C italiane, jo B. Ka ndeshje që janë të mira, por ka edhe pa ngjyrë, pa volum, ndeshje që nuk sheh kush është në vend të parë a të fundit. Ka ndeshje që duhet një skuadër që ka objektiva, t’i marrë seriozisht.

Ndeshja që pashë më Tiranën ishte ndryshe nga Luftëtari me Kukësin se nuk kishte raste. Tiranës në t fund fare i buzëqeshi fati e mori këto tre pikë që i duhen për klasifikimin e është pretendente për të fituar kampionatin.

Sormani nuk diskutohet që është i përgatitur, e njoh personalisht dhe e them me bindje që është i përgatitur. Nuk duhet t’i kërkojmë direkt trajnerit të vendosë dorën se është zgjidhje e klubit dhe trajneri do kohën e vet. Nuk jam për lëvizjet e shpeshta se edhe Tirana ka ndryshuar shumë trajnerë, Luftëtari,etj. Nuk jam se çoroditet skuadra dhe lojtarët nuk është se mësohen direkt se trajneri që vjen ka kohën e vet. Partizanit i mungon një lojtar goli se të fitosh kampionatin duhet një sulmues që të të fitojë ndeshjet, duhet zgjidhur se merkato është ende e hapur. Kush do të fitojë kampionatin duhet të ketë një sulmues që të bëjë sa më shumë gola.

Më vjen keq për Flamurtarin se i ka dhënë tonus kampionatit, ka shumë tifozë, ka nxjerrë lojtarë shumë të mirë dhe për kombëtare e ta shohësh me këtë gjendje nuk diskutohet që për mua por edhe për të gjithë sportdashësit nuk është pozitive. Shpresojmë ta zgjidhë situatën si klub e ta shohim atje ku e kemi parë”, tha Bogdani. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan