Berisha mban lart flamurin shqiptar në Itali, përzgjidhet mes më të mire

Etrit Berisha është kthyer në titullar të padiskutueshëm te skuadra e SPAL duke qenë protagonist me paraqitjet që ka bërë deri më tani. Portieri i Kombëtares ishte hero edhe në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Fiorentinës.

Megjithëse skuadra e tij u mund me rezultatin 1-0, kundërshtarët kishin mundësi të shumta shënimi por gardiani kuqezi arriti të ndalte disa herë sulmet e tyre. Kjo paraqitje ka bërë që “TMW” ta përzgjedhë mes më të mirëve, duke e bërë pjesë të 20-shes më të mirë të javës së fundit në Serinë A.

Më i miri ishte Luis Alberto duke u vlerësuar me notën 6.82, ndërkohë që Berisha e sheh veten në barazim pikësh me Lautaron, Korrean e Berardin, duke u vlerësuar me 6.5. Berisha është i vetmi shqiptar në këtë klasifikim, teksa në grupin e më të dobëtëve, Sampdioria dhe Milan vazhdojnë të dominojnë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/