Berisha emocionohet nga rikthimi në Bergamo, një tifoze e vogël i bën dhuratën speciale

Të hënën në mbrëmje, SPAL ku aktivizohet portieri Etrit Berisha udhëtoi për në Bergamo, ku sfidoi Atalantën. Një ndeshje e cila ishte e veçantë për gardianin e Kombëtares shqiptare duke qenë se më parë ai ka mbrojtur ngjyrat e Atalantës.

Në fund të 90 minutave, SPAL, falë edhe aftësive të Berishës ia doli të merrte tre pikët në transfertë duke u përmirësuar në tabelën e klasifikimit, teksa objektivi i tyre është mbijetesa. Mirëpo, përtej ndeshjes dhe fitores, Berisha është emocionuar nga pankarta e një vajze të vogël në stadium. Në atë pankartë ishte një vizatim i cili tregonte portierin me fanellën e SPAL, i kapur prej dore nga vajza e vogël.

Këtë episod Berisha ka vendosur ta ndajë në llogarinë e tij në Instagram ndërsa i dedikoi edhe një shkrim. “Kam zgjedhur këtë foto për të treguar si ishte ndeshja e djeshme. Përtej luftës dhe fitores që ishte shumë e rëndësishme për ne, dua të falënderoj Antia. Një tifoze e vogël dhe të gjithë ju në stadium që më keni bërë të ndihem i emocionuar”, ishin fjalët e Berishës në postimin e tij. Kjo ishte edhe një formë e tifozerisë së Atalantës për të treguar se nuk e kanë harruar vitet që portieri shqiptar ka qenë pjesë e tyre. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan