Batha: Në akademi kemi kaluar njëmijë e një të zezat, të rinjtë tani e kanë më të lehtë

Tirana përtej problemeve të shumta dhe ndërrimit të trajnerëve, në mbylje të vitit ka arritur të ruajë ritmin e kreut dhe është akoma një kandidaturë serioze për titullin kampion. Bardheblutë janë kthyer në kryeqytet, ku po përgatiten për ndeshjen e së mërkurës, kundër vendit të dytë në renditje, Bylisit, pas nëj faze përgatitore në Antalia të cilën mesfushori Idriz Batha e ka vlerësuar si optimale duke refuzuar të shprehet për merkaton bardheblu.  

“Faza parapërgatitore shkoi shumë mirë me kushte shumë të mira dhe stërvitje cilësore. Për merkaton nuk më takon të flas dhe nuk jam në dijeni për të tilla gjëra. Mua më takon të stërvitem dhe të jap maksimumin. Grupi për mendimin tim është i plotë. Sigurisht nëse do të ketë afrime cilësore mirë do i bëjnë skuadrës”, tha ai për RTSH.

Ardhja e Egbo, sipas Bathës, e ka qetësuar situatën brenda ekipit dhe lojtarët janë më të lirshëm. Koha e kaluar në klub si trajner portierësh nga Egbo e ka bërë të miqësohet me djemtë, diçka që Batha e quan pozitive dhe i shtyn të japim më shumë në fushë.

“Unë jam futbollist që kam kaluar shumë trajnerë, por mendoj se me ardhjen e Egbo ekipi është më i qetë, duke qenë se Egbo e njeh mirë ambientin dhe duke qenë se në kemi një trajner, që nuk ka kaluar shumë ekipe dhe ti mundohesh ta ndihmosh më shumë duke qenë se e konsideron akoma si një shok.”

Batha kujton edhe kohën kur ishte pjesë e akademisë së Tiranës. Ai atë periudhë e mban mend si shumë më të vështirë se ç’e kanë të rinjtë e Tiranës sot. Mesfushori deklaron se ka kaluar njëmijë e një të zezat për të luajtur në ekipin e parë, ndërsa të rinjtë e sotëm sipas tij e kanë më të lehtë të aktivizohen më ekipin e parë.

“Të gjithë kemi qenë lojtarë të rinj dhe kur je lojtar i ri në një skuadër mundohesh të japësh më shumë se maksimumin dhe mëson edhe më shumë nga të vjetrit. Por që edhe të vjetrit mësojnë nga të rinjtë, duke parë maksimumin e seriozitetit te të gjithë edhe ata mundohen të japin më të mirën e tyre. Të jem i sinqertë ka shumë dallim që nga koha kur ishim ne pjesë e akademisë sepse më vjen keq ta them, por më duket më kollaj për t’u futur në ekipin e parë, kurse ne kemi kaluar njëmijë e një të zezat për të luajtur atje.”

Mungesa e merkatos deri tani, sipas tij nuk e pengon Tiranën të qëndrojë në krye. Mesfushori shton se egon personale e ka harruar gjatë viteve dhe tani mendon vetëm për ekipin.

“Përderisa erdhëm deri këtu dhe jemi kaq pranë kreut, mendoj se duke mësuar nga gabimet që bëmë fazën e parë edhe mund t’ia dalim. Duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Nuk kam më atë egon që kam pasur kur isha pak më i ri. Nuk po them se jam plakur, por që mendoj se duhet t’i vë të gjithë aftësitë e mia në dispozicion të ekipit dhe nuk mendoj për ego personale.” /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan