Bajerni vendos për Kutinjon, braziliani i ”ngec” Barçes në dorë

Filipe Kutinjo nuk arriti të përshtatej me stilin e Barcelonës dhe u duk se Bajerni do të ishte ekipi, ku braziliani do të gjente qetësinë. Statistika më të mira se te Barça, por jo aq sa për të bindur Bajernin të blejë përfundimisht shërbimet e tij.

Braziliani erdhi në Mynih në fillim të këtij sezoni me formulën e huazimit për një vit, në këmbim të 8.5 milionë eurove. Në marrëveshje Bajerni ka të drejtën e blerjes përfundimtare të brazilianit për shifrën e 120 milionë eurove.

Gazeta “Bild” raporton se klubi gjerman nuk është bindur aq sa të japë atë shifër për mesfushorin. Yje të rinj po lindin dhe bavarezët nisin të mendojnë për emra si Haland, Havertz apo Xhejdon Sanço, që janë mjaft të rinj dhe premtojnë më shumë se një 27-vjeçar si Kutinjo.

Braziliani u zgjua disi te Bajerni, duke arritur të shënojë 7 gola dhe 7 asiste e duke dhuruar disa ndeshje mbresëlënëse, por pa arritur të kapë nivelin që kishte te Liverpuli. Ndoshta vendimi për t’u larguar nga ekipi i Klop është gabimi më i madh në karrierë, që do e mbajë gjithë jetën mbi supe.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan