Babai i Piotek flet qartë: Djali im duhet të largohet në një skuadër, ku të luajë rregullisht

Ibrahimoviç, me ardhjen e tij e ka nxjerrë totalisht jashtë loje Kristof Piotek. Polaku erdhi me shumë bujë dimrin e kaluar dhe arriti të bëjë mjaft mirë në start, por duke kaluar muajt “motorët” e tij filluan të humbasin fuqi dhe golat në Milano u shndërruan në një problem jo të vogël.

Për të zgjidhur këtë çështje Milani bindi Zlatan të rikthehej në Kontinentin e Vjetër, por ardhja e suedezit duket se duhet të pasohet patjetër me ikjen e Piotek. Në lidhje me këtë të fundit ka folur babai i tij, që shprehet se polaku duhet të luajë me patjetër rregullisht, në mënyrë që të arrijë të jetë pjesë e Polonisë në Europianin e kësaj vere dhe nëse se bën në Milano duhet ta bëjë në një vend të tjetër. Kështu, babai i sulmuesit dërgon sinjale të qarta në Milano.

“Kristof duhet të arrijë ‘Euro 2020’ në një formë të mirë dhe kjo nuk bëhet duke ndenjur në bankinë, por duke luajtur rregullisht. Nëse ai nuk luan rregullisht në Milano, do të ishte gati ta bënte kudo tjetër. Shumë klube po kërkojnë shërbimet e tij, por Milani dëshiron me patjetër të rigjenerojë paratë e harxhuara vitin e kaluar për të dhe t’i riinvestojë direkt për një lojtar tjetër. Po vjen java e fundit e merkatos dhe duhet të vendoset gjithçka rreth të ardhmes së tij”, deklaroi Vladislav Piotek. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan