Asani nuk harron Partizanin, i jep zemër të kuqve: Tregojeni edhe nesër kush janë kampionët

Jasir Asani u largua në këtë merkato nga Partizani teksa u transferua në Suedi te skuadra e AIK Stokolm. Aventura me ekipin suedez ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pasi sulmuesi ia doli të shënonte gol në takimin e parë me fanellën e re, edhe pse bëhej fjalë për thjesht një ndeshje miqësore.

Sakaq, 24-vjeçari nuk mund të harroj kaq shpejt të shkuarën e tij me Partizanin, teksa me anë të një postimi në Instagram ka shprehur përkrahjen e tij për ndeshjen e nesërme të kryeqytetasve ndaj Kukësit.

“Ju gjithmonë e keni treguar kush janë kampionët, tregojeni sërish edhe nesër”, ishin fjalët e Asanit për ish-shokët e tij te Partizani duke i motivuar të kuqtë të cilët duhet të reagojnë pas disfatës së fundit ndaj Skënderbeut.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan