VIDEO/ Asani e nis me këmbë të mbarë aventurën e re, gjen golin në debutimin me AIK

Jasir Asani ishte transferimi më i bujshëm i kësaj merkato deri më tani. Sulmuesi u largua nga Kategoria Superiore ku ishte pjesë e Partizanit për t’u transferuar në kampionatin suedez ku tashmë aktivizohet me AIK Stokolm.

Suedezit ishin të bindur për aftësitë e Asanit dhe gjetën gjuhën e përbashkët me klubin kryeqytetas për ta transferuar me formulën e huazimit ndërsa në fund të sezonit do të paguajnë 400 mijë euro për shërbimet e tij.

Ditën e sotme, 24-vjeçari ka debutuar me skuadrën e AIK teksa ka gjetur edhe rrugën e golit. AIK ishte përballë skuadrës së Karlstad në miqësore. Ekipi i Asanit pësoi golin e parë, megjithatë ia doli të përmbyste shifrat falë golit të Asanit në minutën e 62. Një start i mirë për sulmuesin me klubin e ri, ndërsa kampionati suedez starton në muajin prill. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan