Arrihet akordi, në Itali e bëjnë të kryer transferimin e Veselit te klubi i pronarit të Napolit

Frederik Veseli zbret në Serinë C, padyshim një lajm jo i mirë për përfaqësuesen shqiptare ku ai ka qenë protagonist si titullar së fundmi nën drejtimin e trajnerit Edi Reja. Por këto pritet të jenë 6 muaj tranzicioni për mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi, pasi shkon për të ndihmuar një ekip me emër që të kthehet përsëri në Serinë B.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Veseli ka arritur akordin për t’u bërë pjesë e Barit që po tenton ringritjen që nga momenti kur e bleu Aurelio De Laurentis, presidenti i klubit të Napolit. Sipas të njëjtit  burim, akordi mes palëve do të finalizohet sot ose nesër, me Veselin që do t;i japë lamtumirën kësisoj Empolit ku ka kaluar 4 sezonet e fundit dhe me të cilin pati mundësinë të luante edhe në Serinë A.

Te Bari ai do të gjejë një skuadër të rëndësishme, por edhe do të jetë nën vëzhgimin e stafit të Napolit, arsyeja kryesore pse mbrojtësi ka pranuar që të ulet një kategori më poshtë, duke e ditur se në rast emergjence, klubi napolitan mund ta shohë si alternativë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan