“Arbitër cop mishi”, Turbina akuzon për dy penalltitë në favor të Besës!

Turbina sot luajti në fushën e vete me skuadrën e Besës së Kavajës. Skuadra cërrikase është mundur me rezultatin 1-2 në fushën e vet, por drejtuesit dhe lojtarët cërrikas kanë akuzuar gjykimin. Takimi ka përfunduar 1-2 dhe janë dhënë tri penallti nga kryesori i ndeshjes Olsid Ferhataj, një për vendasit dhe dy për miqtë.

Pikërisht këto dy penallti janë kontestuar shumë, në fushë dhe nga stafet, por edhe nga ata të pranishëm që kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Madje, në  faqen e tyre në “Facebook”, kanë reaguar ashpër ndaj gjykimit të Ferhatajt.

Ja postimi i cërrikasve, fill pas ndeshjes me Besën…

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan