Allmuça: Kukësi e kishte mendjen te Partizani, lojë e vakët e pa ritëm

Ish-futbollisti i njohur, Igli Allmuça, ka analizuara disa prej ndeshjeve të sotme në Superiore dhe është ndalur te paraqitja e ish-skuadrës së tij, Kukësit. Në “Rubrika Sportive” ai deklaroi se situata e sotme e Kukësit ishte nënvlerësim që i kishte bërë Luftëtarit.  

“Kukësi e nënvlerësoi ndeshjen e sotme, ndoshta më shumë e kishte mendjen te Partizani. Duhet të përfitonte nga humbja e Partizanit një ditë më përpara. Skuadra e Kukësit ishte e vakët dhe nuk kishte ritëm loje. Surprizoi skuadra e Luftëtarit. Rroca? Ato janë zgjedhje taktike të trajnerit, nuk dimë gjendjen e formën që ka pasur. Mendoj se e kanë filluar ndeshjen duke menduar Partizanin dhe e kanë quajtur të lehtë.

Mendoj se Tirana fitoi ndeshjen por Bylisi bëri ndeshje jashtëzakonisht të mirë. Bënë presion në çdo cep të fushës, asnjë herë një lojtar i Tiranës nuk ishte i qetë me topin, çdo lojtar i Bylisit i vuri në presion. Tirana ishte me pak fat si shkuan ngjarjet, mund të ndryshonte ndeshja nga rastet e Bylisit”, tha Allmuça. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan