Alla rinovon në Kinë, Tiranës i duhet të shohë të tjera alternativa

Albi Alla duket se ka gjetur qetësinë në Kinë dhe do të qëndrojë atje edhe tre vitet e ardhshme. Ish-mbrojtësi i Kukësit ka rinovuar kontratën me skuadrën e tij aktuale, Shaanxi. 26-vjeçari është larguar që shkurtin e kaluar nga Shqipëria, pas përfundimit të kontratës me Flamurtarin.

Ekipi i parë që e priti në vendin e largët pogradecarin ishte Funde. Pas një viti me këtë ekip, Alla vendosi kalimin te klubi aktual, ku duket se është ndjerë mirë dhe ka arritur të ambientohet. Lajmin e rinovimit e ka bërë të ditur menaxheri i tij nëpërmjet rrjetit social “Twitter”.

Alla ka luajtur 21 ndeshje në vendin aziatik dhe ka arritur të shënojë edhe dy gola. Mbrojtësi ishte një alternativë e Tiranës për të përforcuar mbrojtjen, megjithatë bardheblutë duhet të shohin për emra të tjerë. Kujtojmë se Alla është thirrur edhe nga ish-trajneri De Biazi në kombëtaren e Shqipërisë, përpara se mbrojtësi të largohej në Kinën e largët. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan