Alla “harron” arbitrimin, në ndeshjen Lushnja-Devolli si zjarrfikës

Arbitri i Superiores, Laver Alla duket se ka vendosur që këtë fundjavë të mos “ndërrojë” profesion. Ai ditën e sotme ka qenë i pranishëm në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Lushnja-Devolli. Ajo që vlen për t’u nënvizuar është se ai nuk ka qenë në fushën e blertë si arbitër, por i veshur me uniformën e zjarrfikësit në gatishmëri për ndonjë rast emergjent.

Alla është një nga arbitrat më me emër të Superiores, por profesioni i parë i tij është ai i zjarrfikësit. Këtë të shtunë ai ka qenë i lirë si arbitër dhe ka zgjedhur të jetë përsëri prezent nëpër stadiumet tona, por në një rol tjetër edhe më fisnik.

Kujtojmë se gjatë operacioneve të shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, Alla ka qenë pjesë e grupeve të shpëtimit dhe ka shërbyer me devotshmëri për të nxjerrë sa më shumë persona të gjallë nga rrënojat. Ai është pjesë Forcave Zjarrfikëse të qytetit të Lushnjes. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan