Akuza e zv. presidentit të Luftëtarit: Ato veprime i bën një arbitër që ka vënë 100 mijë euro lloto

Zëvendëspresidenti i Luftëtarit, Artur Dadaj, mendon se nëse gjyqtarët nuk e penalizojnë ekipin e tij, nuk ka arsye pse ekipi të mos mbijetojë në Superiore. Në “Rubrika Sportive” ai argumentoi se një ekip i tillë kishte luajtur si i barabartë me këdo.

“Më shumë keq më vjen për rastet e humbura se lojtarët janë të rinj dhe dua t’i përgëzoj për atë ndeshje të madhe që kanë bërë. Në atë situatë treguan një nivel të lartë futbolli, luajtëm me kampionen e dimrit, por ishin me nivel loje më lart nga ekipi më i mirë në kampionatin shqiptar, më vjen keq se nuk është hera e parë që ndodh me ekipin e Luftëtarit.

Nuk është se na nënvlerësoi Kukësi se kemi luajtur si të barabartë gjatë kampionatit por harrojnë se Luftëtari është penalizuar në shumë ndeshje nga arbitrat. Duke parë pikët e mendojnë të rënë, po Kukësi e di mirë se edhe ndeshjen e parë në Lushnjë duhej të ishte 2-1 për ne. Ishte një gol i anuluar i rregullt, penallti e padhënë dhe pastaj penallti për Kukësin, loja aq është. I siguroj të gjithë që Luftëtari që nuk do të prishë kampionatin por nuk do të bjerë nga kategoria, nëse nuk e dëmtojnë në këtë mënyrë kaq flagrante arbitrat. Kam besim se kam ndërtuar ekip me të rinj që kanë qenë pjesë e kombëtareve e kanë dëshirë të luajnë.

Këtë vendim e bën një arbitër që ka hedhur 100 mijë euro dhe fiton miliona në lloto se nuk ka shpjegim tjetër. Është me dashje 100% se vazhduan situata se nuk ishte vetëm anulimi i golit, këtë mund ta bëjë vetëm një arbitër që ka luajtur në loto e duhet t’i dalë ndeshja ashtu ”, tha Dadaj. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan