Akuza e Kaçajt: T’i vijë turp Shulkut. Kjo është palo federatë e palo president, listën e ka bërë Duka

Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Salvador Kaçaj, ka folur për çështjen e mungesës së shumë emrave të njohur në ndeshjen e yjeve për mbledhjen e fondeve për personat që kanë vuajtur nga tërmeti. Në “Pressing” ai deklaroi se këtë sfidë e kishte organizuar FSHF dhe se Sindikata nuk ishte reale.

“Ne jemi në një situatë që është Viti i Ri, kemi kaluar një tërmet të dhimbshëm e tmerrshëm, çdo aktivitet në favor është pozitive, duhet ta përshëndesim e mbështesim si aktivitet. Kam dëgjuar që janë ftuar yjet e kombëtares shqiptare dhe disa yje të tjerë të kombëtareve që kemi komshinj. Cili nga yjet e këtyre të kombëtareve vjen nesër? Me sa di unë nuk vjen asnjë që mund të krahasohet me Vatën, Kushtën e Demollarin. Kush i ka vendosur kriteret, kush e bënë këtë ndeshje? E bën sindikata bashkë me Federatën se lekët i paguan Federata.  

Ne kemi zakon të bëjmë ndeshje mllefi, të dënoj një e të thërras shokët e mi. Turpi i fillon që te trajneri i kombëtares,. Ne kemi trajnerë të shkëlqyer si Birçe, Bajko e Hafizi. Po pse nuk kanë ftuar Hafizin? Shulku është 5000 shkallë poshtë meje si lojtar, nuk ka lidhje me trajnerllekun. Nuk ka punë si nuk kam unë me trajnerin. Ata që e kanë ndërtuar sindikatën, nuk ia kanë idenë se çfarë do të thotë sindikatë. Kjo është si puna e Ligës Profesioniste, që është bërë nga presidentët e klubeve dhe kanë bërë një president zvëndëspresidentin e Federatës.

Kjo është një palo federatë dhe është një palo president. Kur u bë miqësorja me veteranët e Gjermanisë, Federata e tyre kishte vënë një kriter, që duhet të jenë lojtarë që kanë luajtur kundër Gjermanisë. Nuk u thirra unë apo Fortuzi për të marrë pjesë. Këtu është me mllef, me sensin e përjashtimit, nuk kanë faj ata që janë thërritur, kanë marrë pjesë e janë shumë të nderuar, nuk kam asgjë ndaj tyre. Por t’i vijë turp Shulkut. Listën e ekipit kombëtar e ka bërë Armand Duka, se nuk ka as federatë, as sindikatë, këto janë tallje dhe nuk i ha, nuk kam ardhur të tallet njeri me mua”, tha Kaçaj. ./vipsport.al/